Edhe një hap i suksesshëm për kinematografinë

Edhe një hap i suksesshëm për kinematografinë

Në shtandin e Kosovës në Berlinale u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Qendrës Kinemaktografike të Kosovës dhe Tatino Films, e cila do t’ua mundësojë filmbërësve kosovarë trajnimin, këshillimin dhe mbikqyrjen nga ana e pesë ekspertëve ndërkombëtarë për projektet e filmave fitues të metrazhit të gjatë, të cilat janë në fazën e post-produksionit.

Kjo do të realizohet përmes punëtorisë intenzive First Cut Lab Kosovo që fillon këtë vit.

Kryetarja e Këshillit Drejtues të QKK-së, Ilire Vinca e cila ishte edhe iniciatorja e kësaj marrëveshje, u shpreh e lumtur që ekspertët e First Cut Lab do të jenë me ne, që të ofrojnë e njohuritë më të avancuara në ngritjen e nivelit kinematografik.

Qëllimi e kësaj punëtorie është të mundësohet arritja e potencialit artistik të filmave dhe njëkohësisht rritja e vlerës së filmave në tregun ndërkombëtar dhe prezenca e tyre në festivale të rëndësishme.

“Jemi tejet të gëzuar për këtë bashkëpunim të ri i cili është i pari për ne në Ballkan. Ne jemi të gatshëm ta përcjellim kinemanë e Kosovare dhe filmat e saj në processen e finalizimit dhe fillimit të rrugëtimit të tyre ndëkombëtarë”, tha udhëheqësi i punëtorisë First Cut Lab Mathieu Darras.

Filmi “NË MES” me autor, Samir Karahodën ka arritur të pranohet për herë të parë në garën ndërkombëtare të filmave të shkurtë, “Berlinale Shorts”. Kjo është hera e parë që një film nga Kosova pranohet në një garë të tillë që njihet si njëra nga festivalet më prestigjioze në botë./21Media