BE-ja nisi epokën e re të bashkëpunimit ushtarak

BE-ja nisi epokën e re të bashkëpunimit ushtarak

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian sot edhe zyrtarisht kanë hapur një kaptinë të re në fushën e bashkëpunimit ushtarak, me nënshkrimin e paktit i cili parasheh investime të përbashkëta në ushtri dhe projektet e zhvillimit.

Qëllimi i paktit, i cili u nënshkrua nga 23 prej 28 shteteve anëtare të unionit, i njohur me emrin Struktura e Përhershme e Bashkëpunimit, është që të forcohet aftësia e Bashkimit Evropian për tu përballur me sfidat në fushën e sigurisë.

Në mesin e shteteve, të cilat nuk nënshkruan paktin, janë Britania, e cila do të largohet nga unioni dhe Danimarka.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, deklaroi se shtetet anëtare tashmë kanë shpalosur 50 projekte të përbashkëta në fushën e aftësive mbrojtëse dhe operacioneve ushtarake.

Sipas saj, Struktura e Përhershme e Bashkëpunimit, e cila do të financohet nga fondet e Bashkimit Evropian për mbrojtje, do ti mundësoi shteteve anëtare që të shfrytëzojnë ekonominë e Evropës dhe të plotësojnë boshllëkun ekzistues në fushën e prodhimit./21Media