Nënshkruhet protokolli që i sjellë Kosovës 60 milionë euro

Hamza: Gjermania është një prej donatorëve më të mëdhenj

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të protokollit ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë, përmes së cilit Gjermania do të japë 60 milionë euro për Kosovën. Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se është nder që nënshkruan këtë marrëveshje.

“Është nder për mua që nënshkruaj këtë marrëveshje. Gjermania është një prej donatorëve me të mëdhenj në Kosovë, tash me këtë marrëveshje ju kemi ofruar shumës së 700 milionë eurove”, tha ai.

Ndërsa, udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane, Dirk Schattschneider tregoi edhe një herë mbështetjen e tyre për Kosovën.

“Këto përkushtime do të zbatohen në projekte nëpër tri fusha të prioritetit dhe në fushat prioritare janë demokracia, është shoqëria civile dhe administrata publike. Është një qëllim gjerman që të mbështes proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, përmes mbështetjes së institucioneve efektive dhe llogaridhënëse, sikurse edhe zbatimi i sundimit të ligjit. Shumë është arritur në këto fusha, por ende ka për të bërë gjëra të tjera. Fusha e dytë, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Ne mbështesim Kosovën në krijimin e perspektivës për popullatën e veçanërisht të rinjtë. Këtu vetëm për t’iu ofruar një shembull ne do të bëjmë më shumë edhe në fushën e edukimit vokacional dhe trajnimeve. Në fushën e tretë, ne mbështesim efiçien cën e energjisë, energjinë e ripërtëritshme dhe furnizim të besueshëm me energji. Po ashtu, edhe furnizimet me ujë dhe trajtimit të duhur të ujërave të zeza”, tha ai.

Schattschneider po ashtu uroi Kosovën në fitoren e mbrëmshme të futbollit, ku fitoi ndaj Azerbajxhanit me rezultat 4:0.

Back to top button