Çka tregon buzëqeshja te një person 9

Çka tregon buzëqeshja te një person 9

Njerëzit mund të njohin një buzëqeshje nga larg, madje në largësi të fushave të futbollit. Kjo është një mënyrë që është zhvilluar për t’i identifikuar personat e afërt nga largësia, por ndonjëherë buzëqeshja është e vështirë të deshifrohet. Ajo mund të shpreh apo edhe të fshehë diçka.

Nëse keni dyshime për buzëqeshjen tek disa persona të caktuar Bright Side ka përgatitur një lisë me lloje të buzëqeshjeve që tregojnë motivin mbrapa tyre, përcjell rtv21.tv.

Buzëqeshja me gojë të mbyllur, është e preferuara e politikanëve tregon se personi është i informuar për diçka më shumë por nuk e ka ndërmend ta ndajë sekretin me ty. Aq sa është e lehtë të identifikosh portretin e saj aq është lehtë ta kuptosh motivin e saj. Buzëqeshja shihet por dhëmbët nuk tregohen ashtu si motivi i saj.

Buzëqeshja me njërën anë të gojës, tregon se diçka e mirë në të ardhmen është rezervuar për ju, por pjesa tjetër e gojës tregon se do të duhet të mundohesh për ta merituar atë.

Buzëqeshja me detyrim, kur buzët tregojnë buzëqeshjen, sytë të tradhtojnë. Ka ditë në jetën tonë kur nuk duam të qeshim por jemi në situata kur duhet të qeshim, ose dikush kur tregon një shaka ndoshta nuk pret një të qeshur të madhe por të paktën një buzëqeshje të vogël.

Buzëqeshja “ vesh më vesh”, që përveç buzëve të qeshin edhe sytë dhe e gjithë fytyra. Shpreh lumturinë tuaj dhe e shpërndanë atë te të tjerët.

Buzëqeshja narciste apo e vetbesimit të tepërt, tregon pëlqimin e tepërt ndaj vetes dhe injorancën ndaj të tjerëve në rrethin tuaj.

Buzëqeshja e “krenarisë”, është një lloj buzëqeshje kur personi e përdorë si arrogancë, lavdërim ose kur flirton me dikë. Njëra pjesë e buzës është më jashtë se tjetra deri sa goja qëndron mbyllur.

Buzëqeshja e ngrirë me gojë hapur, është shumë e përshtatshme për selfie por nuk preferohet në përditëshmëri gjatë bisedave tuaja me njerëz të tjerë. Nuk mund të thuhet se nuk përcjell energji pozitve te të tjerët.

Buzëqeshja flirtuese, është përafërsisht e njejtë me atë të krenarisë vetëm se buzët kafshohen dhe është një lloj buzëqeshje më misterioze dhe atraktive.

Buzëqeshja për “PAN AM”, është buzëqeshja më false nga të gjitha. Deri sa goja është e hapur dhe duke qeshur e treguar dhëmbët, sytë e tregojnë të kundërtën.

Buzëqeshja e aktores Anne Hathaway është votuar dhe renditur si buzëqeshja më tërheqëse nga femrat e njohura nëpër botë./21Media.