Afati i dorëzimit të aplikacioneve është sot deri në ora 00:00

Afati i dorëzimit të aplikacioneve është sot deri në ora 00:00

Deri më tani në Komisionin Qendror të zgjedhjeve kanë aplikuar 9 subjekte politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajmin për RTV 21 e ka konfirmuar zëdhënesi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka treguar se cilat parti janë ato.

1. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) – 27 kandidatë;
2. Jedinstvena Goranska Partija (JGP) – 13 kandidatë për deputetë;
3. Srpsa Lista – 17 kandidatë për deputetë;
4. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 13 kandidatë për deputetë;
5. Gradjanska Iniciativa Gore (GIG) – 6 kandidatë për deputetë;
6. Samostalna Liberalna Stranka (SLS) – 13 kandidatë për deputetë;
7. Nova Demokratska Stanka (NDS) – 60 kandidatë për deputetë;
8. Stranka Demokratske Akcije (SDA) – 9 kandidatë për deputetë;
9. Esmir Kasi (Kandidat i Pavarur) – 1 kandidatë për deputetë;

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 6 tetor të këtij viti./21Media