Babai i tij fajëson mjekët

Babai i tij fajëson mjekët

Një djalosh vdiq nga meningjiti (pezmatimi e qelbëzimi i cipës së trurit, që shkaktohet nga disa baktere), vetëm katër ditë pasi mjekët e liruan nga spitali dhe i dhanë antibiotikë për t’i trajtuar dhimbjet e barkut.

Austin O’Dowd, nëntë vjeç, u dërgua me nxitim në spitalin e Basildonit në Essex, më 28 maj me dhimbje të tmerrshme stomaku dhe me sy të ënjtur. Babai i tij, Vince O’Dowd, 64-vjeçar pohon se mjekët e dërguan atë në shtëpi dhe i dhanë antibiotikë për të parandaluar dhimbjet.

Pas vdekjes së tij u zbulua se shkaktar ishte meningjiti shkruan The Daily Mail, transmeton rtv21.tv

O’Dowd po kërkon përgjegjësi nga mjekët për vdekjen tragjike të djalit të tij, përderisa hetimet vazhduan në spital. Familjarët u shokuan nga ky rast.

Bakteriet, viruset dhe sëmundjet kërpudhore të lëkurës mund ta shkaktojnë meningjitin. Nuk dihet qartës se nga cili lloj ishte prekur Austin. Dhimbjet e barkut dhe syri i ënjtur nuk janë simptomat që lidhen gjithmonë me sëmundjen.

Shenjat dalluese të meningjitit bakterial janë ethet, dhimbjet e mëdha të kokës, të ngjashme me gripin. Pacientët po ashtu mund të kenë vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës së ndritshme, e disa shenja të tjera./21Media