Ekzistojnë disa shenja që tregojnë se jeni në depresion

Ekzistojnë disa shenja që tregojnë se jeni në depresion

Depresioni është nga shenjat se diçka nuk është duke funksionuar mirë me ju. Mbase bëhet fjalë për ndonjë sëmundje që ju nuk e dini. Por, ndoshta mjafton që t’i shenjat që e shkaktojnë atë në mënyrë t’i parandaloni ato. Disa nga shenjat që një person është në depresion lidhen me ushqyerjen, gjumin, fokusimin etj.

Flini më shumë ose më pak– Shumë njerëz me depresion e zënë vetën duke dremitur përfundi mbulesave ose duke u ndjerë të lodhur gjatë gjithë kohës, thotë thotë Yvonne Thomas. “Gjumi është një mënyrë tjetër që njerëzit me depresion të ikin nga pikëllimi, ata bëhen refugjatë”, shton ajo. Të tjerë  që bëjnë pak gjumë ose me gjumë të ndërprerë ose edhe me insomni janë shumë të rrethuar me mendime obsessive.

Hani më shumë se zakonisht– “ Nëse truri juaj është i preokupuar me mendime negative, ju mund të harroni të hani apo mund të humbisni interesin në gatim ose përgatitje të ushqimeve” thotë Yvonne Thomas, psikologe e specializuar në depresion dhe vetëbesim në Los Angeles. Në anën tjetër, depresioni ju bën të kërceni në efektin e kundërt të kësaj sëmundjeje duke u bërë të uritur dhe duke ua shtuar dëshirën për të ngrënë. “ Miksi i emocioneve që shoqërojnë depresionin si pikëllimi, pesimizmi për të ardhmen dhe humbja e vetëbesimit mund të ju detyrojnë të zbusni ndjenjat e tuaja me dëshirën për të ngrënë” thotë Tomas.

Nuk mund të koncentroheni – Ndiheni sikur mendja juaj ngjan me një foto të pa fokusuar dhe turbullimi po lë gjurmë në mënyrën se si ju i peshoni zgjedhjet dhe bëni veprimet? Ky është truri juaj në depresion. Duke qenë të okupuar me mendime të pikëllimit apo zbrazëtirës mund të ndikojë në punën tuaj, memorien dhe në aftësitë e vendim-marrjes, thotë Jennifer Wolkin, asistente klinike në departamentin e psikiatrisë dhe anesteziologjisë në Universitetin e New Yorkut. Këto mendime të pafokusuara mund të ju udhëhëqin drejt marrjes së vendimeve të dobëta ose drejt sjelljeve të pashëndetshme dhe të rrezikshme.

Nuk kënaqeni më gjërat– Duke mos marrë pjesë në  aktivitetet që dikur u kanë kënaqur sepse më nuk u japin kënaqësinë e mëparshme është një tjetër shenjë e depresionit. “Depresioni u bën apatetik rreth aktiviteteve apo rreth ndonjë hobi që dikur u ka dhënë kënaqësi dhe u bën të izoloni vetën tuaj”, thotë Wolkin.

Ndiheni të nënvlerësuar– Nëse  po e vendosni vetën tuaj vazhdimisht poshtë apo ndiheni të nënvlerësuar, atëherë diçka po ndodh. Mendimet e vazhdueshme si “nuk jam mjaftueshëm i mirë” apo “unë nuk vlej” janë të rrezikshme, sepse mund të shkaktojnë një sjellje të dëmshme tek individi.  Nëse mendoni në këtë mënyrë, ju tentoni të verifikoni negativitetin dhe si shpërblim kjo iu bën më depresivë dhe u vë më shumë në rrezik.