“Nerimani” dhe “Maxhiti” po bëhen prindër për herë të parë

Aktualisht në ekranin e RTV21 po transmetohet seriali “Midis dy lagjesh”. Ky serial në të vërtetë u bë vendi ku lindi dashuria midis Neslihan Atagul dhe Kadir Douglu të cilët po shfaqen në rolin e “Nerimanit” dhe Maxhitit.
Dyshja u martuan në korrik të vitit 2016 dhe sipas mediave turke ata së shpejti do bëhen prindër për herë të parë.
Në disa fotografi të publikuar në Instagram ku aktorja shfaqet e lumtur dhe me disa kilogramë më tepër, fansat e uruan atë për një shtatzëni të mbarë./21Media

Back to top button