Ky është Nervet Musai nga Tetova

Ky është Nervet Musai nga Tetova

Ai ka një djalë dhe një vajzë. Vajza është 26 dhe është me pengesa mendore.

Babai Nervti thotë se, për shkak gjendjes së vështirë financiare, nuk ka mundësi që t’ia siguron vajzës të gjitha barnat. Mjekët e kanë këshilluar që për shërim, vajzën ta dërgon jashtë shtetit.

“Nuk kisha para për me i ble ndonjë gjë vajzës, nuk kisha. Po ngushtohem shumë edhe për qiranë, kur vjen dita për ta paguar qiranë po ngushtohem shumë.

Atëherë unë frikësohem se do të na nxjerrin jashtë shtëpisë, se nuk ja kamë bërë parat të zotit të shtëpisë. Dhe frikësohem nëse mbesim jashtë, ku do të shkoj me vajzë të sëmurë edhe vetë invalid”, u shpreh Nervet Musai.

Nerveti njërën këmbë e ka të lënduar dhe nuk mund punon.

Ata shpesh herë mbesin edhe pa ushqim.

“Ushqim nuk kemi mundohemi, presim kush na bie ndonjëri ushqim. Ka pasur ditë që nuk kemi pasur asgjë, kam deshtë me ble miell nuk kam pasur para as për një thes miell, shoqëria më ka ndihmuar”, tha Nervet Musai.

Kjo familje nga Tetova nuk merr ndihmë sociale, ndërsa të ardhurat mujore kanë vetëm 4 mijë denarë për kujdesin ndaj vajzës së tyre.

Babai Nerveti nga të gjithë personat human kërkon që ta ndihmojnë sa kanë mundësi në këto ditë të vështira, që së paku të mund të siguron ushqim dhe barna për vajzën e tij./TV21

Kontakt: (+389) 071-975-188