Kujdes!

Kujdes!

Nganjëherë nëse i ndjekni trendet, mund t’i bëni dëm vetës. Nëse vuani nga sëmundje kronike ose tjera sëmundje, duhet të jenë të kujdesshëm kur t’i praktikoni këto metoda.

1.Trajnimi me intensitet të lartë

Njerëzit të cilët ëndërrojnë të kenë një trup të përsosur mendojnë se ky trajnim është magji e pastër. Por, një studim i kryer nga Universiteti Rutgers tregoi se ata që e bëjnë ushtrime me ritëm të shpejtë janë më të prirur për t’u lënduar dhe mund të vuajnë nga inflamacioni i gjunjëve dhe shpatullave. Në mënyrë që të bëni këtë lloj trajnimi, ju duhet të keni një nivel të caktuar përgatitjeje. Por, nëse jeni fillestar dhe vendosni të humbni peshë shpejt, kjo nuk është një alternativë e mirë për ju, përcjellë rtv21.tv

Sigurohuni që gjithmonë të ngroheni para se të stërviteni dhe të lëvizni gradualisht në ushtrime më intensive.

2. Pastë dhëmbësh me qymyr

Kohët e fundit, është bërë e modës të përdoret qymyr edhe për qëllime kozmetike. Nëse dëshironi të përdorni pastë dhëmbësh që përmban qymyr druri, duhet të mbani mend se është gërryes. Duke pastruar sipërfaqen e jashtme të dhëmbëve tuaj, ajo gjithashtu pjesërisht largon smaltin që fatkeqësisht nuk kthehet. Kjo i bën dhëmbët më të ndjeshëm dhe duken të zbehur. Në mënyrë që të keni një buzëqeshje të përsosur, ju duhet vetëm të vizitoni dentistin.

3.Cigaret elektronike

Cigaret elektronike po bëhen gjithnjë e më të përdorshme. Thuhet se ato janë më pak të dëmshme, sesa cigaret që përdoren zakonisht. Por, është krejtësisht e kundërta. Cigaret elektronike prodhojnë nikotinë, që përbëhet nga duhani dhe kimikate të tjera. Bazuar në rezultatet e disa studimeve, cigaret elektronike mund të çojnë në inflamacion, stres oksidativ dhe pasoja të tjera të këqija për mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes. Në terma afatgjatë, kjo mund të çojë në sëmundje kronike obstruktive pulmonare dhe kancer.

4.Vitaminat pa përshkrim të mjekut

Mjekët thonë se nëse përdorni vitamina pa recetë, mund të sjellin pasoja negative. Për shembull, nëse përdorni shumë vitaminë C mund të çojë në formimin e gurëve të veshkave.

Nëse mendoni se nuk jeni duke marrë ushqyes të mjaftueshëm, duhet ta ndryshoni dietën tuaj ose të konsultoheni me një nutricionist që mund t’ju ofrojë një plan të mirë ushqimi./21Media