"Prapë për ne dhe ata"

“Prapë për ne dhe ata”

Sonte në kuadër të emisionit debatues “CLICK” të RTV 21, temë diskutimi është “Prapë për ne dhe ata”, e cila ka të bëjë me raportet e Kosovës me Shqipërinë.

Opinionisti Dashamir Berxulli, duke e komentuar deklaratën e sotme të presidentit Thaçi drejtuar homologut të tij shqiptar, Ilir Meta, i cili kërkoi që Shqipëria tu lëshojë kosovarëve pasaporta shqiptare, ai tha: “Nëse shteti bullgar u jep gjitha vendeve për Ballkan pasaporta, domethënë ose shteti maqedonas dhe shtetet tjera, pse Shqipëria mos ta bëjë një gjë të tillë”.

Berxulli tha se në raport me zhvillimet politike që lidhen me liberalizimin e vizave për Kosovën nga BE-ja, atëherë sipas tij do të duhej që kjo çështje si agjendë të avancohej, nëse do të ishte reale dhe nëse do të ishte vizion i përbashkët i elitave politike./21Media