Mozzik me Veselin!

Mozzik me Veselin!

Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Gramoz Aliu, apo siç njihet me emrin artistik “Mozzik”, ka treguar hapur se e mbështet Kadri Veselin për kryeministër të Kosovës.

Ai në rrjete sociale postoi një fotografi të Kadri Veselit, ku ndër tjerash shprehu besimin e tij se Veseli do të jetë kryeministër, transmeton rtv21.tv

“Në qoftëse çiftelisë së Kosovës iu paska kput teli, me ia ngjit din veq Kadri Veseli. #PDK #KADRIVESELI #KRYEMINISTER, ishte postimi i rep-artistit ferizajas.

Dje u mbajtë konventa solemne për nominimin e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit për kandidat për kryeministër të Kosovës. Është prezantuar edhe lista prej 110 kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Kjo listë, të cilës i prin Kadri Veseli, përfshinë 68 kandidatë që kandidojnë për herë të parë dhe ka mbi 40 kandidatë të moshës së re, të cilët synojnë të fitojnë besimin e popullit./21Media