Kusari Lila: Vetëvendosja duhet të reflektoi

Kusari Lila: Vetëvendosja duhet të reflektoi

Nëse edhe javën e ardhshme deputetët e Kosovës nuk e ratifikojnë Marrëveshjen e Demarkacionit në Kuvendin e Republikës atëherë pasojat mundë të jenë të rënda për vendin.

Kështu të paktën ka thënë kryetarja e “Alternativës”, njëherësh deputetja Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka konfirmuar se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që gjithsej janë 27 deputetë, do t’i thonë ‘PO’ ratifikimit të kësaj marrëveshje.

“E konsiderojmë se çfarëdo shtyrje e mëtutjeshme e procesit të votimit përtej javës së ardhme atëherë është një rrezik i përhershëm i Kosovës në kuadrin e të cilin po ballafaqohen qytetarët e saj me mos liberalizim të vizave”, ka thënë ajo.

Sipas Kusari-Lilas, janë disa procese të cilat pastaj nuk do të n’varen nga Kosova qoftë edhe nëse bëhet ratifikimi i marrëveshjes pas këtij afati kohor.

“Nëse as në pjesën e dytë të muajit mars nuk aprovohet atëherë pasojat janë të rënda. Pasi raportimi për këtë çështje duhet të kryhet para komisionit dhe atëherë nuk do të ketë më asnjë kuptim edhe votimi i demarkacionit”, ka shpjeguar ajo për Indeksonline.

Më tej, Kusari-Lila thotë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje duhet të reflektojnë dhe të japin dritën jeshile për ta votuar demarkacionin, pasi, sipas saj, në të kundërtën do të forcohen politikisht serbët.

“Mendoj se më mirë do të ishte reflektimi të bëhej nga partitë shqiptare. Shteti ynë në proceset integruese do të n’varet nga Serbia në mënyrë të drejtpërdrejt atëherë ajo është e dëmshme. Ka qenë më mirë do të ishte që reflektimi të ndodhë te Vetëvendosja, qoftë të “grupi i të dorëhequrve” apo tërë partia e LVV-së, tek 32 deputetët. Por prapë mbetet në vendimin e tyre. Ndërsa përpos zgjedhjeve lokale në Serbi, Lista Srpska nuk ka pas ose nuk ka dhënë ndonjë opinion për çështje më madhore për votimin e demarkacionit”, u shpreh ajo.

Ndryshe deri tani në tri seanca e thirrura për demarkacionin, Kuvendi nuk ka arritur që demarkacionin ta qes në votim. Lista Serbe dhe Vetëvendosja deri tani janë deklaruar kundër marrëveshjes së demarkacionit.