​Haziri flet për formimin e qeverisë

​Haziri flet për formimin e qeverisë

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, njëherësh nënkryetar i kësaj partie, Lutfi Haziri, tha sot se LDK është unike dhe po punon që në rast dështimi të të tjerëve të marrë mandatin për krijimin e qeverisë.

Ai pas takimit me përfaqësuesit e nëndegëve dhe forumeve të LDK-së, tha se pavarësisht vonesave në krijimin e institucioneve, LDK-ja nuk ka lënë vend për t’u krijuar vakum institucional.

“Njëherësh kemi vendosur për funksionalizimin e plotë të shtabit punues, dhe nga sot grupet punuese do të shtrijnë aktivitetin në të gjitha nivelet dhe do të punohet në vlerësimin e drejtë të gjendjes me qëllim që t’i japim rëndësi projekteve që ndikojnë në krijimin e kushteve sa më të mira për jetë”, ka thënë Haziri.

Për më tepër, Haziri ka bërë të ditur se do t`i prijë procesit të fitores, i sigurt që Gjilani dhe Anamorava është gati për ta shënuar fitoren e radhës, duke i vazhduar dhe ruajtur projektet multi-milionëshe për Gjilanin.

“Nën qeverisjen tonë, Gjilanit i është kthyer kujdesi i qeverisë në investime dhe nuk do të lejojnë që kjo të shembet”, tha ai.