Keni kujdes!

Keni kujdes!

Smalti i dhëmbëve është substanca më e fuqishme në trupin tuaj. Por, pavarësisht kësaj, dhëmbët tuaj mund të prishen.

Kemi listuar disa gjëra që kanë ndikim negativ te dhëmbët tuaj:

1.Konsumimi i produkteve të errëta

Pijet sikurse kafeja, vera e kuqe dhe çaji i zi përmbajnë një përbërës që ndikon në ngjyrën e dhëmbëve. Ky përbërës ndikon që komponimet e ngjyrave të ngjiten në dhëmbët tuaj dhe prandaj mund të çojnë në zverdhje të dhëmbëve. Ushqimet si manaferrat, boronicat dhe qershitë, domatet, dhe karamelet gjithashtu mund të krijojnë njolla.

2.Pastrimi i shpeshtë apo i gabuar i dhëmbëve

Mos i pastroni dhëmbët fuqishëm. Mund t’i dëmtoni dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve dhe kjo ndikon që të keni dhëmbë të ndjeshëm.

Pastrimi i dhëmbëve majtas – djathtas nuk është i mjaftueshëm. Kjo është mënyra e duhur: Filloni nga mishi i dhëmbëve dhe shkoni lart e poshtë në lëvizje pak rrethore, lart e poshtë. Pastroni dhëmbët rreth 2 minuta dhe sigurohuni që po i arrini edhe pikat që janë vështirë të arritshme.

Mos i pastroni dhëmbët menjëherë pasi keni ngrënë. Ushqimet që përmbajnë acid mund ta dobësojnë smaltin tuaj, kështu që larja mund t’i dëmtojë dhëmbët dhe të lejojë që acidi të thellohet edhe më thellë në dhëmbë.

Mos e shpërlani gojën pasi keni larë dhëmbët, pasi pastron fluorin që mbron dhëmbët tuaj.

Mos i pastroni dhëmbët me një brushë të njejtë për kohë të gjatë. Ndryshojeni atë çdo 3-4 muaj, ose do të jetë më pak efektive, transmeton rtv21.tv

3.Zbardhja e dhëmbëve gabimisht apo shumë shpesh

Mënyra më e sigurt për të zbardhur dhëmbët tuaj është të shkoni te një dentist i kualifikuar. Nëse vendosni të blini një produkt zbardhues dhe bëni procedurën më vete, sigurohuni që e dini se si ta bëni mirë. Përndryshe ndjeshmëria e dhëmbit tuaj mund të rritet dhe madje mund të digjni mishrat e dhëmbëve.

Konsultohuni së pari me dentistin tuaj, veçanërisht nëse keni ndonjë çështje dentare, siç është prishja e dhëmbëve ose sëmundja e mishit të dhëmbëve./21Media