Studimi e thotë!

Studimi e thotë!

Nëse ushtroni për 13 minuta brenda ditës mund t’u zgjatet jeta për tri vjet, thonë studiuesit. Sipas studimit, nuk duhet të kaloni disa orë në palestër për të pasur përfitime shëndetësore.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh që njerëzit nuk po bëjnë aktivitete fizike nga frika e ngritjes së peshave ose investimi i orëve në sport konkurrues, transmeton rtv21.tv

Por studimi i ri – i cili mblodhi të dhëna nga mijëra njerëz në mbarë botën – tregon se vetëm në një çerek ore aktivitete në ditë njerëzit mund të korrin shpërblime.

Firma e sigurimeve shëndetësore Vitality – që ju ofron zbritje njerëzve që janë më të shëndetshëm – ekzaminoi të dhënat e ushtrimeve te 140 mijë klientë të saj.

Kompania zbuloi se njerëzit jo aktivë – ata që më herët ushtruan për më pak se 30 minuta në javë – e kuptuan se jeta e tyre u zgjatet për tri vjet kur ata filluan të ushtrojnë për 90 minuta brenda javës për një periudhë 12 muajshe.

Sebastian Coe, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Federatave të Atletikës, duke folur për të gjeturat e studimit tha: “Shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa mund të ketë ndikim një ushtrim në shëndetin dhe mirëqenien e tyre të përgjithshme – jo vetëm për të përmirësuar jetëgjatësinë, por edhe mbi mirëqenien mendore dhe madje edhe produktivitetin.”

Studiuesit arritën në shifra duke vlerësuar jetëgjatësinë e anëtarëve të tyre me një kontroll të përgjithshëm shëndetësor, duke ndjekur ushtrimin e tyre për një vit dhe duke llogaritur përsëri jetëgjatësinë e tyre.

Një studim i madh i botuar në gazetën mjekësore britanike në mars të këtij viti vlerësoi se mosaktiviteti po vret 70 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit.

Ekspertët paralajmërojnë se pjesa më e madhe e të rriturve në Britani që punojnë, qëndrojnë më shumë ulur. Rreth 30 përqind prej jush kaloni të paktën gjashtë orë në ditë ulur gjatë javës.

Por, me sa thuhet në fundjavë kjo shifër shkon deri në 37 përqind, duke sygjeruar se jeni edhe më dembelë në kohën tuaj të lirë. Rekomandohet që njerëzit të bëjnë së paku 150 minuta aktivitete të moderuara – përfshirë kopshtarinë, notin ose çiklizmin – ose 75 minuta aktivitete të fuqishme siç janë vrapimi ose sportet tjera çdo javë./21Media