Shumë e konsiderueshme parash

Shumë e konsiderueshme parash

Manchester City mund të sigurojë “tripletën” kombëtare, në qoftë se do ta mund Leicester Cityn dhe Brightonin në Premier League, si dhe Watford në “FA Cup”. Një moment historik që kurrë nuk është arritur nga ekipi anglez, i cili tashmë ka bërë të vetën “Carabao Cup” në shkurt, pasi ka triumfuar ndaj Chelseat me penallti.

Një sukses i tillë do të përbënte gëzim të madh për lojtarët e Pep Guardiolës, i cili edhe pse ka shpenzuar rreth një million stërlina në merkato që kur ka mbërritur në “Etihad”, është eliminuar që në çerekfinale nga Liga e Kampionëve. Sipas “The Telegraph”, duke fituar tre tituj kombëtarë në Angli, Manchester City do të shpërblehet me një total prej 20 milionë stërlinash.

Kjo shumë e konsiderueshme (23.4 milionë euro) do të shpërndahej në mesin e të gjithë lojtarëve. Në fakt, jo të gjithë lojtarët do ta merrnin të plotë bonusin për këto tituj. Vetëm gjysmën e shpërblimit do të përfitojnë ata që nuk kanë luajtur të paktën 60 % të minutave të mundshme në këtë sezon.

Për shembull, Kevin de Bruyne do të merrte 750 mijë stërlina për titullin në Premier League, 300 mijë stërlina për “FA Cup” dhe 75 mijë stërlina për “Carabao Cup”. Dmth, 1 milionë e 125 mijë stërlina, mbi 1.3 milionë euro.