Si do ta paramendonit këtë?

Si do ta paramendonit këtë?

A keni menduar ndonjëherë se disa prej heronjve dhe heroinave tuaj të preferuara në përralla mund të kenë qenë të gjinisë së kundërt nëse këto tregime do të shkruheshin në një kohë tjetër?

Një shembull i tillë është Hirushja (Cindirella), e cila në versionin mashkullor u bë … Cinderfella!, përcjell rtv21.tv.

Përkundër asaj që mund të mendoni në fillim, kjo ide nuk është e re. Në fakt, ajo është bërë në një film të quajtur Cinderfella në vitin 1960 nga komediani legjendar Jerry Lewis.

Tani, një kompani e quajtur Rebel Girls vendosi ta përcjellë atë.

Kompania vendosi të marrë gjërat në duart e saj – kështu ka lindur ideja për një libër të quajtur “Tregime të Bukura të Natës për VajzatRebele”.

Libri përfshin 100 tregime për jetën e 100 grave të jashtëzakonshme nga e kaluara dhe e tashmja, nga Virginia Woolf deri tek Serena Williams.

Libri u ilustrua nga 60 artiste femra nga e gjithë bota dhe gjithashtu përfshin përzierje mes modernes dhe përrallës klasike si Cinder (f) ella./21Media