Keni parasysh këto këshilla

Keni parasysh këto këshilla

Përderisa domatet janë në përgjithësi të sigurta për t’u ngrënë, në disa raste kanë efekte anësore. Nëse i keni simptomat e mëposhtme, ju duhet t’i eliminoni domatet nga dieta juaj për rreth katër javë, për ta kuptuar se si po reagon trupi juaj.

1.Domatja shkakton dhimbje të nyjeve

Ngrënia e tepërt e domateve shkakton dhimbje të nyjeve. Kjo pasiqë domatet kanë një alkaloid i quajtur solanine, që ndikon në shfaqjen e kalciumit në inde. Por, prania e madhe e kalciumit shkakton inflamacion, dhimbje dhe ënjtje në nyje.

2.Disa njerëz përjetojnë probleme me veshkë

Siç u përmend më lartë, domatet ndikojnë në shfaqjen e kalciumit në trup. Po ashtu, domatet janë të pasura me oksalat – një substancë që nuk metabolizohet lehtë kur konsumohet me tepricë – dhe kjo mund të rezultojë në gurë në veshka.

Domatet janë të pasura me kalium, të cilat mund të dëmtojnë funksionin e veshkave. Nëse tashmë vuani nga problemet e veshkave, jini të vetëdijshëm për këtë, transmeton rtv21.tv

3.Ndikon në shfaqjen e reaksioneve alergjike

Domatet përmbajnë një përbërës të quajtur histaminë, i cili forcon sistemin imunitar për të luftuar kundër pushtuesit të huaj. Kjo zakonisht vjen në formën e reaksioneve alergjike si skuqjet dhe ënjtja e gjuhës, midis efekteve të tjera të pakëndshme. Për ata që tashmë diagnostikohen se janë alergjikë ndaj domateve, ato simptoma mund të jenë edhe më të rënda.

4.Mund të keni probleme me urinim

Ushqimet që janë të pasura me acid si domatet, mund të jenë irrituese për fshikëzën tuaj. Nëse keni probleme me urinën, është më mirë t’i shmangni këto ushqime. Madje, produktet si salca e domates apo ketchupi janë edhe më të mundimshme.

5.Gjethet e domateve janë helmuese

Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm me gjethet e domates, pasiqë ato konsiderohen të pasigurta për konsum. Në sasi të mëdha, ato mund të rezultojnë në simptoma të rënda dhe të rrezikshme. Në raste më ekstreme, konsumimi i tyre madje mund të çojë në vdekje, kështu që është më mirë të shmangni ato krejt./21Media