Simptomat e kancerit të mushkërive

Simptomat e kancerit të mushkërive

Kanceri i mushkërive mund të jetë vdekjeprurës, andaj duhet kushtuar kujdes shenjave paraprake për të ditur nëse jeni të prekur nga kjo sëmundje.

Pirja e duhanit, ndotja e ajrit dhe faktor të tjerë janë ata që ndikojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

Shenjat paraprake që tregojnë se jeni në fazën e zhvillimit të kancerit në mushkëri:

1. Nëse kolliteni vazhdimisht atëherë rekomandohet që të shkohet te mjeku. Nëse pini duhan, të pasurit e një kolle kronike ose të shpeshtë e përcjellë me pështymë me gjak është shenjë e kancerit.
2. Zënia e frymëmarrjes kur jeni duke bërë diçka që në të kaluarën e keni bërë lehtësisht është gjithashtu një shenjë e kancerit të mushkërive.
3. Nëse keni dhimbje gjoksi, edhe kjo mund të jetë një shenjë e kancerit.
4. Ndryshime në zë mund të jetë shenjë e ftohjes, por rekomandohet vizita te mjeku nëse kjo gjendje vazhdon të përsëritet.
5. Infeksione të shpeshta në gjoks si bronkit apo pneumoni që nuk largohet mund të jetë një tjetër shenjë e shëndetit të përgjithshëm të dobët të mushkërive.
6. Humbje peshe, lodhje, humbje oreksi dhe dobësi janë simptoma jo specifike të përgjithshme, por secili prej tyre mund të jenë shenjë e kancerit./21Media