Ujësjellësi paralajmëron shkyçje për borxhlinjtë

Ujësjellësi paralajmëron shkyçje për borxhlinjtë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët në zonën e shërbimit Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë, se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mos pagesave ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit do të fillojë nga data 2 shtator.

KRU “Prishtina” ka intensifikuar aktivitetet për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit shkyçje individuale të shërbimit, padi gjyqësore, përmbarues privat, ku shkyçja dhe rikyçja e ujit kushton 20.00 euro, plus shpenzimet e përmbaruesit privat 18 për qind në vlerën totale të borxhit të akumuluar.

Me shkyçje, sipas tyre, do të përballet secili konsumatorë që ka dy fatura e më shumë të pa paguara dhe ata që nuk i janë përmbajtur marrëveshjes kontraktuale.

Ndryshe, borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve për ujë dhe kanalizim është mbi 40 milionë euro.