Kujdes çfarë hani në mbrëmje

Kujdes çfarë hani në mbrëmje

Shpesh, gjatë gjithë ditës kujdesemi se sa dhe çfarë hamë, andaj mbrëmja na lë të gatshëm që të bëjmë një “shkelje” të caktuar. Megjithatë, nëse vuani nga pagjumësia, duhet të jeni më të kujdesshëm dhe këto ushqime mos i konsumoni në mbrëmje.

Djathi

Djathi i vetëm që mund të hani në mbrëmje është një mozarellë. Llojet tjera të djathit përmbajnë shumë tiramina, të cilat aktivizojnë trurin tuaj, pa marrë parasysh sa është ora.

Çokollata

Çokollata, siç dihet, përmban një sasi të konsiderueshme të kafeinës, sidomos çokollata e zezë. Ajo gjithashtu përmban theobromine, një kompleks që mund të rrisë shpejtësinë e punës së zemrës suaj, dhe do t’ju mbajë të zgjuar.

Mishi i thatë dhe produktet e mishit të blerë

Mishi i tharë dhe i përpunuar (proshutë, sallam…) gjithashtu përmban tiraminë për shkak të përpunimit. Një zgjedhje më e mirë për mbrëmjen është biba, e cila përmban tryptofan – një kompleks që inkurajon gjumin.

Frutat e thata

Frutat e thata janë të pasura me fibra dhe përmbajnë koncentrat të kondensuar të sheqerit, të cilat do t’ju mbajnë zgjuar për orë të tëra pas konsumit.

Akullorja

Akullorja përmban dy gjëra që duhet të shmangni në mbrëmje: sheqer dhe yndyrë. Nëse përmban edhe kafe ose çokollatë, është e qartë pse nuk është aspak zgjedhja e duhur.

Alkooli

Mos e përdorni kurrë alkoolin si ndihmë për gjumë. Thjesht, kjo nuk do të ndihmojë. Edhe nëse flini, do t’ju bëjë të zgjoheni gjatë natës, ose në mëngjes ju do të jeni shumë të lodhur dhe të zymtë dhe do të dëshironi të mos keni fjetur fare./21Media