Ushqimet që duhet shmangur në mbrëmje

Ushqimet që duhet shmangur në mbrëmje

A e keni menduar ndonjëherë se mënyra se si ju ushqeheni ndikon edhe te gjumi? Studimet e fundit kanë treguar se ushqimet influencojnë shumë edhe te gjumi.

Nëse kaloni netë të tëra pa gjumë, gjë e cila rrit së tepërsmi stresin, këshillohet që të hiqni dorë nga disa ushqime. Lista me ushqimet më poshtë duhet shmangur në mbrëmje.

Drithërat- Drithërat përmbajnë sheqerna të cilat ua largojnë gjumin.

Djathi- Djathi i vetëm që mund të konsumoni në mbrëmje është mozarella. Llojet tjera të djathit përmbajnë shumë tiramina, të cilat aktivizojnë trurin tuaj, pa marrë parasysh sa është ora.

Çokollata- Çokollata përmban një sasi të konsiderueshme të kafeinës, sidomos çokollata e zezë. Ajo gjithashtu përmban theobromine, e cila rrit shpejtësinë e punës së zemrës suaj, dhe do t’ju mbajë të zgjuar.

Mishi i thatë dhe nënproduktet- Nuk këhsillohen pasi përmbajnë tiraminë.

Frutat e thata- Frutat e thata janë të pasura me fibra dhe përmbajnë koncentrat të kondensuar të sheqerit, të cilat do t’ju mbajnë zgjuar për orë të tëra.