Nëse keni probleme në rrugët e Prishtinës, kontaktoni këtë numër

Kryetari Ahmeti kërkoi nga qytetarët të jenë të kujdesshëm në rrugë

Megjithëse bora nuk ishte shumë e rëndë për t’u përballuar, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Facebookun e tij zyrtar ka lajmëruar se ekipe kanë punuar deri në mëngjesin e sotëm për të pastruar rrugët kryesore të Prishtinës, duke vazhduar sot edhe me pastrimin e rrugëve dytësore.

Kryetari ka publikuar një numër telefoni të Qendrës së Thirrjeve që qytetarët e Prishtinës mund ta kontaktojnë për urgjenca, shkruan rtv21.tv.

Numri është 038 245 777.

Ai gjithashtu ka lutur qytetarët që të kenë qarkullim të kufizuar si dhe përshtatje të shpejtësisë gjatë reshjeve dhe temperaturave të ulëta./21Media

Image may contain: night, sky, tree, snow and outdoorImage may contain: night and outdoor

Back to top button