Ky lloj i orizit kërkon më shumë kohë për t'u gatuar

Ky lloj i orizit kërkon më shumë kohë për t’u gatuar

Orizi i zi, i njohur ndryshe si orizi i ndaluar është një drithë i lashtë me vlera shëndetësore befasuese, madje më të larmishme se të gjitha llojet e tjera të orizit.

Orizi i zi përmban sasinë më të lartë të antioksidantëve, proteinave dhe fibrës dietetike në krahasim me orizët e tjerë, por është edhe një burim i mirë i hekurit, një mineral i vështirë për t’u përfituar nga ata që zgjedhin vetëm drithërat dhe bishtajoret për të marrë proteinat e nevojshme.

Sa më shumë antioksidantë, do të thotë më pak inflamacion dhe si rrjedhojë, më pak yndyra të depozituara në organizëm.

Ai është gjithashtu i pasur në fibra, vitaminë E dhe pak sheqer.

Orizi i zi është i papërpunuar dhe rrjedhimisht është më i ngjeshur se sa orizi i bardhë. Ai kërkon më shumë kohë për t’u gatuar. Përpara se ta gatuani, duhet ta mbani në ujë për të paktën 2-3 orë. Më pas duhet ta zieni për gjysmë ore. Nëse nuk e keni mbajtur në ujë paraprakisht, atëherë duhet ta zieni për një orë duke ruajtur raportin klasik të dy masave ujë për një masë oriz./21Media