Çifti amerikan i cili krijon art nga ëmbëlsirat

Çifti amerikan i cili krijon art nga ëmbëlsirat

Çifti artistik nga Texasi, Natalie e Dave Sideserf, ka kohë që fituan reputacion për gatim të ëmbëlsirave me tema nga filma horror, e kohët e fundit, ata filluan të tregojnë talentin e tyre edhe në përgatitje të ëmbëlsirave me tema të tjera.

Talenti i pazakontë i këtij çifti shihet në fotografitë të cilat i kanë publikuar në rrjetet sociale, ku ata përgatisin ëmbëlsira në formë ushqimesh, të cilat duken thuajse janë të vërteta, shkruan rtv21.tv

Çifti Sideserf, kryesisht Natalie, e cila ajo është e angazhuar më shumë në këtë art, pasi që edhe ka diplomuar në Universitetin e Ohio-s për artet e mira, për krijimin e këtyre ëmbëlsirave artistike shfrytëzon çokollatë e krem sheqeri.

Natalie në një deklaratë për media ka thënë se për krijimin e këtij arti shfrytëzon teknikat tradicionale të pikturimit dhe krijimit të skulpturave.

Ajo po ashtu ka treguar se zakonisht thotë se nëse ëmbëlsira nuk ka shijen e mirë ashtu si duket, atëherë edhe punimi i saj artistik është humbje kohe.

 

Krijimi i ëmbëlsirave të tilla me forma të ushqimeve është punë që kërkon goxha mund, por çdo punë që bëhet me vullnet, ka rezultat të mirë, ka thënë Natalie.

Çifti Natalie e Dave Sideserf, vazhdimisht marrin porosi për gatimin e ëmbëlsirave me dukje të ushqimeve të caktuara, dhe për aq kohë sa të kenë porosi nga konsumatorët, edhe ata pa dyshim se do të dalin me ide sa më kreative për artin e tyre, të tërheqin sa më shumë vëmendjen e botës./21Media