Detoksikoni trupin

Detoksikoni trupin

Kur një numër i madh i toksinave akumulohen në trup është e pakontestueshme se mund të krijohen probleme të ndryshme shëndetësore, siç janë infeksionet, bakteret dhe lodhja.

Sado e çuditshme që mund t’ju duket, një gotë e kësaj pije ua detoksikon trupin dhe shkakton efekte pozitive në trup. Ky lëng është i mbushur me vitaminë A, B dhe C, si dhe janë të pasur me antioksidantë, flavanoide dhe veti anti-kanceroze.

Përbërësit:

– Një gotë ujë

– Katër molla

– Një rrënjë e freskët xhenxhefili

– Një limon

Përgatitja:

Vetëm e qëroni limonin dhe e përzieni në blender përbërësit tjerë.

Pijen e konsumoni çdo ditë në mëngjes dhe do të shihni se si brenda pak ditëve do të filloni të ndjeheni më mirë, sepse toksinat do t’ju largohen nga trupi./21Media