Këta persona janë në kërkim

Këta persona janë në kërkim

Policia e Kosovës po kërkon tre persona të dyshuar për grabitje të ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme në Rajonin e Prishtinës dhe më gjerë.

Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër.
Personat në kërkim janë

Kastriot Shala i lindur më 30.07.1995, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Trudë, komuna e Prishtinës.


Ridvan Ademi i lindur më 11.08.1989, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Dobratin, komuna e Podujevës.


Leutrim Latifi i lindur më 27.02.1992, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Prishtinë.

Po ashtu policia njofton se në ë kuadër të të këtij operacioni janë arrestuar pesë persona të dyshuar, për të cilët ekzistojnë baza të dyshimit që sugjerojnë se të njëjtit mund të jenë të përfshirë në raste të ndryshme të grabitjeve të ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme të rajonit të Prishtinës si dhe më gjerë.

“Konform kompetencave policore në kuadër të këtij operacioni, me autorizim të prokurorit të shtetit, janë kryer edhe bastisje në disa lokacione, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar;

 Një revole,

 Disa vetura, të cilat dyshohen të jenë të përdorura apo të përfituara në forma të inkriminuara në rastet, të cilat po hetohen nga ana e policisë, si dhe

 gjësende të tjera të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e policisë.

Këta të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor./21Media