Lumturia e Trump për Brexit ka irrituar Juncker

Lumturia e Trump për Brexit ka irrituar Juncker

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker deklaroi se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duhet të ndalojë së duartrokituri për shkak të Britanisë së Madhe e Brexit dhe të mbështesë daljen e vendeve tjera nga Bashkimi Evropian, transmeton AP.

Juncker gjatë fjalimit në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane, e cila po mbahet në Maltë, kërcënoi se do të kthejë goditjen nëse Trump nuk ndalon me këtë.

“Nëse vazhdon ashtu, do të angazhohem për pavarësinë e Ohajos dhe Ostinit në Teksas”, tha Juncker në konferencë.

Juncker tha se është i irrituar pasi Trump “është i lumtur për shkak të Brexit”, dhe se ka kërkuar edhe nga vendet tjera të Unionit të veprojnë njësoj.

Trump disa herë ka komentuar Brexit. Një ditë pas Brexit, atëherë kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale, nga Skocia kishte thënë se fitorja e Brexit është gjë e madhe për britanikët, pasi që banorët e “Britanisë së Madhe kanë kthyer shtetin e tyre”./21Media