Ndeshja do të zhvillohet më 10 shtator

Ndeshja do të zhvillohet më 10 shtator

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) njofton qytetarët se shitja e biletave për ndeshjen Angli – Kosovë, do të fillojë nesër (më 19 qershor). FFK njofton ishte paraparë që biletat të dilnin në shitje më 17 qershor, por për çështje teknike u shtye.

“Ndonëse ishte paraparë që biletat e ndeshjes Angli – Kosovë për sektorin e tifozëve të Kosovës të dilnin në shitje më 17 qershor, Federata e Futbollit e Anglisë e ka njoftuar FFK-në se një gjë e tillë ka qenë e pamundur të realizohet për çështje teknike. Kësisoj, shitja e biletave do të fillojë nesër (më 19 qershor)”, bëhet e ditur në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja Angli – Kosovë, do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.”

Biletat mund të blihen online në këtë link, të cilin e ka vënë në dispozicion Federata Angleze e Futbollit.