Ata që nesër e kanë ditë pune do të duhet të zgjohen më herët, pasi akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para

Ata që nesër e kanë ditë pune do të duhet të zgjohen më herët, pasi akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para

Më 31 mars kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do shënojnë në orën 3.

Ora verore do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.

Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit kur hyjmë edhe në sezonin dimëror.

Ndryshe, Parlamentarët evropianë kanë votuar për t’i dhënë fund ndryshimit të orës 2 herë në vit, por kjo do të finalizohet në prillin e vitit 2021, dy vite pas propozimit të parë të ligjvënësve evropianë.  Parlamenti Evropian me 410 vota për dhe 192 kundër, ka votuar në favor të ndalimit të ndërrimit të orës dy herë në vit.

Ky votim nuk është fjala e fundit për këtë çështje, mirëpo do të formojë një bazë diskutimi për shtetet e Evropës që të prodhojnë një ligj final.  Ligji evropian ka kërkuar nga shtetet e bllokut që të praktikojnë ndryshimin e orës apo siç quhet “Kursimi i Kohës”, duke lëvizur orët një orë pëpara në të dielën e fundit të marsit, si dhe të lëvizin një orë prapa në të dielën e fundit të tetorit./21Media