Nesër fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë

Ceremonia e inaugurimit të punimeve nis në ora 11:00

Ministria e Infrastrukturës nesër do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet tek “Hidrocentrali Lumbardhi” (ish-Kozhnjeri), kilometri i gjashtë, me fillim nga ora 11:00, thuhet në njoftimin e dërguar nga ministria e Infrastrukturës.

Kujtojmë se me 16 shkurt të këtij viti, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, kishte nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve të rrugës Deçan-Plavë./21Media

https://rtv21.tv/nenshkruhet-kontrata-per-ndertimin-e-rruges-decan-plave/

Back to top button