Nesër fillon dorëzimi i kuponëve fiskal

Nga nesër mund të bëhet aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar aplikimin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për tre mujorin e parë të këtij viti, fillon nga data 01 prill deri më 30 prill.

Sipas ATK-së, aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal.

“Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës ëëë.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës. Afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal bëhet nga data 01 prill 2017 deri me 04 maj 2017 (ora 16:00). ATK, do të shqyrtoj të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursoj mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015. Me qëllim që t’i mbajmë të informuar të gjithë qytetarët për gjendjen e plikos, nga muaji shkurt i këtij viti ATK ka zhvilluar një modul, përmes së cilit qytetarët mund të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër, për gjendjen e plikos së tyre përmes sistemit në linkun: https://kuponatfiskal.atk-ks.o… për të gjitha pyetjet, duke filluar nga aplikimi, pranimi, verifikimi, rimbursimi dhe refuzimi (kthimet nga bankat gjatë vitit 2016) i plikove me kuponë fiskal”, thuhet në një njoftim të ATK-së.

Back to top button