Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30-23:30

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30-23:30

Nesër do të fillojë faza e parë e dezinsektimit në Komunën e Prishtinës, gjatë së cilës do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6.000 hektarë, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve.

Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30.

Dezinsektimi fillon në lagjet: Parku i Qytetit, Aktash, qyteza Pejton, qendra, lagja e Muhaxherëve, Vellushë (blloqet te shtëpia e pleqve) dhe Tophane.

Më 8 qershor, dezinsektimi hapësinor do të bëhet në lagjet: Dardania, Lakrishtë, Arbëri, Ulpiana, fshati Shkabaj, zona industriale, kazerma Adem Jashari.

Më 9 qershor në :Prishtinën e Re (Lagjet Veternik, Qëndresa, lagja NIC), Kodra e Trimave dhe Vneshtat, ndërsa më 10 qershor Lagjja Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Kalabria, Kolovica dhe Kolovica e Re.

Dezinsektimi vazhdon më 11 qershor në: Taslixhe, Velani, Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe përfundon më 12 qershor në Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e Epërme dhe e Poshtme, Besi, Bardhosh, Teneshdoll dhe Vranidoll.

Komuna e Prishtinës fton qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.

Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.