Nesër me ndeshjet e fazës së grupeve

Nesër me ndeshjet e fazës së grupeve

Kampionati Evropian në Basketboll – Eurobasket 2017, organizatorë të të cilit janë Turqia, Finlanda, Izraeli dhe Rumania, do të fillojë nesër me ndeshjet e fazës së grupeve.

Në ditën e parë të Kampionatit të 40-të evropian të Basketbollit, do të luhen gjashtë ndeshje. Ndeshjet e Grupit A do të luhen në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki. Ndeshjet e Grupit B në kryeqytetin izraelit Tel Aviv, ato të grupit C në qytetin rumun, Cluj Napoc dhe ato të Grupit D do të luhen në Stamboll.

Pas përfundimit të fazës grupore të kampionatit, të gjitha ndeshjet do të luhen në Stamboll.
Grupet:

Grupi A: Poloni, Greqi, Francë, Finlandë, Islandë, Slloveni

Grupi B: Ukrainë, Izrael, Lituani, Gjeorgji, Itali, Gjermani

Grupi C: Kroaci, Çeki, Spanjë, Mali i Zi, Rumani, Hungari

Grupi D: Turqi, Rusi, Serbi, Letoni, Britani e Madhe, Belgjikë.