Kampionati spanjoll, nesër takohen Barcelona dhe Athletic Bilbao

Kampionati spanjoll, nesër takohen Barcelona dhe Athletic Bilbao

Këtë verë klubet spanjolle kanë blerë lojtarë të rinj dhe kampionati pritet të jetë në nivel të lartë.

Barcelona ka transferuar në ekip, Frenkie de Jong nga Ajaxi për 75 milionë euro dhe Antoine Griezmann nga rivali Atletico Madrid për 120 milionë euro, ndërsa synimi mbetet trofeu i Ligës së Kampionëve dhe i La Ligës.

Atletico Madrid pritet këtë sezon të jetë një kandidat i fuqishëm për titull, pasi ka bërë disa transferime të mëdha si, Felipe prej Portos për 20 milionë euro, Kieran Trippier nga Tottenhami për 22 milionë euro, Mario Hermoso nga Espanyol 25 milionë euro, Marcos Llorente nga Real Madrid për 30 milionë euro dhe Joao Felix nga Benfica për 126 milionë euro.

Me se shumti shpenzime këtë verë, bëri 13 herë fituesi i Ligës së Kampionëve duke harxhuar 300 milionë euro.

“Los Blancos”, transferuan brazilianin Rodrygo nga Santos për 45 milionë euro, Ferland Mendy nga Lyon për 48 milionë euro, Eder Militao nga Porto për 50 milionë euro, Luka Joviç nga Eintracht Frankfurt për 60 milionë euro dhe Eden Hazard nga Chelsea për 100 milionë euro.

Nesër:

Barcelona- Athletic Bilbao, (21:00)

Të shtunën:

Celta Vigo- Real Madrid, (17:00)

Valencia- Real Sociedad, (19:00)

Mallorca- Eibar, (20:00)

Leganes- Osasuna, (21:00)

Villareal- Granada, (21:00)

Të dielen:

Alaves- Levante, (17:00)

Espanyol- Sevilla, (19:00)

Real Betis- Real Valladolid, (21:00)

Atletico Madrid- Getafe, (22:00).