Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 6 tetor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 6 tetor

Një ditë para se zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës, Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka thirrur konferencë për media.

Sipas PZAP-it, kjo bëhet me qëllim të informimit të opinionit për fushatën e subjekteve politike, kandidatëve të tyre, anëtarëve të subjekteve politike dhe mbështetësve të tyre e cila fillon nesër dhe përfundon më 4 tetor.

Konferenca do të mbahet me fillim nga ora 10:30.

Ndryshe, PZAP është institucion i pavarur përgjegjës për të vendosur për ankesat dhe apelet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.

Në lidhje me zgjedhjet, Policia e Kosovës dje njoftoi se do të angazhojë një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë dhe ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në procesin zgjedhor të 6 tetorit.