Hyrja është falas

Hyrja është falas

Të mërkurën, më 22 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave ndërmjet Kosovës (P) dhe Mitrovicës.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se hyrja në këtë ndeshje është falas dhe ka ftuar të gjithë të jenë të pranishëm në këtë ndeshje për t’i dhënë përkrahje futbollit të femrave dhe për ta bërë sa më madhështore këtë ndeshje.

Rikujtojmë se në gjysmëfinale Kosova (P) e ka eliminuar Lirinë pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 4:2, derisa Mitrovica e eliminojë Feronikelin pas dy ndeshjeve, me rezultat të përgjithshëm 3:1./21Media