Nesër jepet “Panik” në Teatrin e Tiranës

Shfaqja “Panik” e komedianit finlandez, Mika Myllaho do të jepet për herë të parë në Shqipëri më datë 29 qershor deri më 3 korrik në Tiranë.
Teatri Metropol mirëpret shfaqjen me regji të Blendi Arifit, e cila do të interpretohet nga Aleksandër Prodani, Julian Hurdha e Brendi Bega.
“Panik” flet për problemet e të qenit burrë, e përkthyer nga Albana Kozeli dhe shfaqje kjo e përkthyer në 12 gjuhë tjera evropiane.
“Data 29 qershor deri me 3 korrik. Nga e merkura ne te diele tek Teatri Metropol. Ju presim. Nje komedi e punuar me shume sakrifice dhe pasion”, u shpreh Arifi./21Media

Back to top button