FBK fton publikun që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh

FBK fton publikun që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) sot ka organizuar konferencë për media një ditë para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës “Kina 2019” ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Hungarisë.

Të pranishëm në konferencë ishin, kapiteni Dardan Berisha, basketbollisti Erjon Kastrati, përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Hyrja për ndeshje do të jetë falas, ndërsa FBK fton publikun që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh në përkrahje të djelmoshave tanë, të cilët të enjten dhe dielën do të dalin në fushë dhe do të luajnë për Gazmend Sinanin.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Federata e Basketbollit të Kosovës sot ka organizuar konferencë për media një ditë para ndeshjes kualifikuese për Kupën…

Gepostet von Basketball Federation of Kosovo am Mittwoch, 27. Juni 2018