A do të bëhet salla e koncerteve e Stokholmit një “Pallat ëndrrash” për Ismail Kadare?

A do të bëhet salla e koncerteve e Stokholmit një “Pallat ëndrrash” për Ismail Kadare?

Çmimi më i madh i fushës së letërsisë, ai “Nobel”,  do të ndahet nesër më 10 tetor.

Akademia suedeze ka bërë të ditur se sivjet do të ndahen dy çmime “Nobel për Letërsi”, për vitin 2018 dhe 2019. Ky vendim u mor pasi që vitin e kaluar, për shkak të disa skandaleve brenda akademisë suedeze, ky çmim nuk u nda fare.

Akademia “Nobel” ka bërë të ditur fituesit në fushën e letërsisë do të bëhen të ditur diku rreth orës 13:00 me kohën lokale të Suedisë.

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, me romanin e tij “Pallati i ëndrrave”, është sërish një nga emrat më të diskutuar në listën e ngushtë të çmimeve.

“Dashamirës të letërsisë të pasionuar pas lojërave të fatit kudo në botë, gëzohuni! Shanset tuaja për të prekur fituesin e çmimit më prestigjioz në letërsi janë dyfishuar vetëm për këtë vit”, shkroi një javë më parë shkrimtari dh gazetari irlandez, Dan Sheehan. Ai i referohet faktit se këtë vit për herë të parë pritet të ketë dy fitues të Nobelit që do të jepen përkatësisht për vitin 2018 dhe 2019 pas pezullimit të lauerimit një vit më parë me shkak skandalin seksual. Çfarë ndodh në të vërtetë me parashikimet e të pasionuarëve të letërsisë në lojërat e fatit dhe çfarë supozohet të ndodhë brenda mureve enigmatike të Akademisë Suedeze të Nobelit.

Pasi publikon listën e ngushtë të pikëve që janë marrë nga bastet, mes tyre edhe shkrimtarin Kadare, Ed Sheehan shkruan për historinë e pritjeve të gjata nga autorët e shquar të Nobelit në Literary Hub, një uebfaqe e përditshme letrare që përqendrohet në letërsinë fiction dhe jo-fiction.

A do të marrë fund një ditë pritja e padurueshme e Milan Kunderas? A do të bëhet salla e koncerteve e Stokholmit një “pallat ëndrrash” për Ismail Kadare? A do të zgjatet atje llëra e Olga Tokarczuk, duke mposhtur kockat e forta të bashkëkohësve të saj ? Do ta zbulojmë të premten”, shkroi tutje ai.

Këtë vit në garë për çmimin e madh të letërsisë janë shkrimtarët Ismail Kadare, Anne Carson, Maryse Conde, Can Xue, Haruki Murakami, Lydumila Ulitskaya, Ngugi Wa Thiong’o, Margaret Atwood, Marilynne Robinson, Olga Tokarczuk, Péter Nádas, Adunis, Gerald Murnane, Mircea Cartarescu, Ya Hua, Javier Marías, Jon Fosse, László Krasznahorkai, Milan Kundera, Peter Handke, Yoko Tawada, César Aira, Yang Lian, Ko Un, Ernesto Cardenal dhe George R. R. Martin, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë se nobelisti i fundit i letërsisë është shkrimtari japonez Kazuo Ishiguro, i shpërblyer në vitin 2017./21Media