Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00

Basketbollistët e Kosovës U-20, te premten në konkurrencën e djemve do të zhvillojnë miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-20, Divizioni B, që mbahet nga 12 deri më 21 korrik në Matosinhos/Portugali.

“Dardanët” nesër janë mysafirë të Maqedonisë së Veriut në përballjen që zhvillohet në Mavrovë.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00.

Kjo ndeshje do t’i shërbejë përzgjedhësit të Kosovës U-20, Ibrahim Karabegu për të parë nga afër formën e lojtarëve.

Basketbollistët e Kosovës kanë filluar më parë stërvitjet në Prishtinë për të pasur një paraqitje sa më të mirë në Portugali.

Kosova është në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë.

12 korrik: Estonia-Kosova

13 korrik: Kosova-Holanda

14 korrik:Armenia-Kosova

16 korrik: Kosova-Gjeorgjia

17 korrik: Kosova-Suedia./kallxo