“Festivalit Ndërkombëtar i Letërsisë Polip” dhe “Festivalit Ndërkombëtar të Romanit Grafik “GRANFest” i cili po organizohet për here të parë në Ballakan

“Festivalit Ndërkombëtar i Letërsisë Polip” dhe “Festivalit Ndërkombëtar të Romanit Grafik “GRANFest” i cili po organizohet për here të parë në Ballakan

Nesër hapen “Festivalit Ndërkombëtar i Letërsisë Polip” i cili shënon endicionin e 9-te dhe “Festivalit Ndërkombëtar të Romanit Grafik “GRANFest” i cili po organizohet për here të pare në Ballakn.

Në Prishtinë hapen dy festivale ndërkombëtare të librit “GranFest” , një risi absolute në Kosovë përmes Festivalit Polip Edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – Polip dhe edicioni i debutues i Festivalit Ndërkombëtar të Romanit Grafik -GranFest fillojnë të premten, më 10 maj. E ky i fundit, po konsiderohet të jetë një risi absolute për Kosovën dhe Evropën Juglindore në përgjithësi te paktën kështu pohoi artisti Gani Jakupi.

“Jemi të kënaqur e të lumtur që kemi disa mjeshtër që vijnë nga jashtë. Kujdes i veçantë i është dhënë spektreve të ndryshme të shprehjeve në lëminë e romanit grafik“, tha ai.

Kurse Jeton Neziraj nga qendra “Multimedia”, theksoi se e veçanta e edicionit të 9-të të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – Polip festivalit është se këtë vit është pasuruar edhe me Festivalin Ndërkombëtar të Romanit Grafik – GranFest.

“Ndërkohë që nesër fillon festivali i 9-të i letërsisë -polip, për me e thjeshtu bëhet fjalë për dy festivale të cilat fillojnë në të njëjtën ditë. Janë rreth 30 shkrimtarë e që gjithsej bëhen rreth 40, që vijnë nga shtete të ndryshme të botës. Është një aktivitet mjaft i pasur, i cili është zgjeruar me GranFest. Festivali do të zgjasë deri ditën e diel“, u shpreh ai.

Tutje Neziraj tha se festivali «Polip » do fokusohet në nocionin e ujdisë letrare dhe botëkuptimeve rreth saj, si një proces negociator artistik, që u mundëson shkrimtarëve e artistëve ballkanik, që me veprat e tyre të shpërthejnë kufijtë e t’i plasojnë vlerat letrare në pjesët e zhvilluara të botës.

Në tërësi në këto dy festivale do të marrim pjesë mbi 40 autorë që vijnë prej rreth 20 shteteve të ndryshme të botës!

Duhet cekur se në mesin e autorëve që do të marrin në pjesë e festivalin e romanit grafik “GranFest” do të jenë Hermann, Dave McKean, Frank Margerin, Fumio Obata, Aude Samama, Tom Kaczynski, Marcello Quintanilha dhe Ville Ranta./21Media