Nesër në Prishtinë përkujtohet Zahiri, Hakifi dhe Edmondi

Homazhe dhe akademi përkujtimore për tre heronjt

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së heronjve, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, nesër nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë do të mbahet Akademi Përkujtimore.

Ndërsa, nga ora 11:00 do të bëhen homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit, në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Ndërkaq, sot në Junik u mbajt akademi Përkujtimore me rastin e 22- vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif  Zejnullahut. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se sot në vendlindjen e Edmondit, përveç familjeve e Zahirit e Hakifit, po bashkohen të gjithë, ashtu siç ishin ata, por në Junik. 

Dëshmorët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha kanë rënë heroikisht më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, në një pritë të organizuar nga policia dhe njësitë tjera të armikut serb./21Media

Back to top button