E konfirmon lideri i LDK-së

E konfirmon lideri i LDK-së

Ishte paralajmëruar që nesër të mbahet takimi ndërmjet liderit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Mirëpo, ky takim nuk pritet që të mbahet dhe këtë e ka konfirmuar për RTV21, kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Ky qëndrim vjen pas deklarimeve të VV-së se posti i Presidentit është i panegocushëm. Ata nuk pranojnë që posti i Presidentit të përfshihet në marrëveshjen e koalicionit qeverisës gjë të cilën LDK-ja po e kërkon me ngulm./21Media