Ndërprerja e mësimit vazhdon

Ndërprerja e mësimit vazhdon

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka marrë vendim që të vazhdohet ndërprerja e mësimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar edhe nesër dhe pasnesër.

“Ky vendim është marrë pas mbledhjes së raporteve për gjendjen e krijuar nga temperaturat e ftohta nëpër komuna dhe në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, si dhe duke pasur parasysh të dhënat që dalin nga Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës”, thuhet në njoftimin nga MASHT-i.

Siç thuhet në njoftim ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen  gjatë këtij gjysmëvjetori në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.