Nesër përurohet segmenti i tretë i Autoudhës “Arbën Xhaferi”

Përurimi këtij segmenti, do të mbahet nën moton e kampanjës “JO SHPEJTËSISË, PO SIGURISË”

Nesër, Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e përurimit të segmentit të tretë (i parafundit) të autoudhës R6, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit.

Përurimi këtij segmenti të gjatë  mbi 10 kilometrash, do të mbahet nën moton e kampanjës “JO SHPEJTËSISË, PO SIGURISË”, e cila kampanjë ka për qëllim vetëdijësimin e ngasësve të automjeteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Ceremonia e përurimit të segmentit të tretë do të mbahet në kyçjen “Doganaj” (Kaçanik), me fillim nga ora 11:00, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës me anë të një komunikate për media./21Media

Back to top button