Deri tani është duke prirë Lëvizja Vetëvendosje

Deri tani është duke prirë Lëvizja Vetëvendosje

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta, ku nga gjithsej 26 mijë e 819 fletëvotime deri tani janë numëruar 13 mijë e 804 vota.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se deri nesër pritet të përfundoi procesi i numërimit të fletëvotimeve të këtyre dy kategorive.

Sipas Elezit, nesër pritet të rinumërohen edhe katër vendvotimet për të cilat sot vendosi KQZ-ja që t’i rinumëroi.

Zëdhënësi i KQZ-së u shpreh se javën e ardhshme KQZ do jetë e gatshme për të shpallur rezultatet përfundimtare të 6 tetorit.

Sipas tij, për certifikim të rezultateve përfundimtare duhet të pritet edhe vendimi i PZAP dhe Gjykatës Supreme në rast të ankesave nga kandidatët për deputet dhe subjektet politike.

Në bazë të numërimit të votave me kusht dhe të atyre me nevoja të veçanta është duke prirë Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 3747 vota, e pasuar nga PDK me gjithsej 2815 vota, ndërsa LDK ka grumbulluar 2641 vota.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë nga votat me kusht dhe ato të personave të veçanta gjithsej 2045 vota, ndërsa, koalicioni NISMA-AKR-PD ka gjithsej 622 vota.

Kujtojmë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhje e sotme ka vendosur që të rinumërojë edhe katër vendvotime, ndërsa deri sot ka rinumëruar rreth 850 vendvotime.

Në bazë të rezultateve përfundimtare të KQZ-së fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit është Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa e dyta u rendit Lidhja Demokratike e Kosovës.