Nesër protestë në Maqedoni

Nesër protestë në Maqedoni

Organizatat Kongresi botëror i maqedonasve dhe Manifesti Maqedonas i bashkëngjiten shoqatës “Ringjallje”, Iniciativës qytetare kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve e cila udhëhiqet nga ati Ivica Todorov dhe shoqata “Tvrdokorni” në organizimin e protestës së qetë kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili pritet të mbahet nga e mërkura deri të premten para Parlamentit.Organizatat e lartpërmendura bëjnë thirrje siç thonë ata deri te maqedonasit që të bashkëngjiten në protestën e qetë me 13,14 dhe 15 shtator në orën 18 para Parlamentit.

“Protesta paqësore nuk është kundër bashkësive etnike pakicë në Maqedoni! Protesta është kërkesë deri te Qeveria për tërheqjen e Ligjit për gjuhët nga Parlamenti, sepse është antikushtetues, anti evropian, dhe rrënon unitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë, si dhe diskriminim bashkësitë më të vogla etnike, destabilizon vendin dhe assesi nuk duhet të keqpërdoret për zgjedhjet lokale”, thuhet në thirrjen./21Media