Në klipin e këngës shfaqet e dashura e tij

Në klipin e këngës shfaqet e dashura e tij

Reperi i njohur shqiptar, Fero ka gati projektin e ri. “Ride or die” titullohet projekti më i ri i rep-artistit, në klipin e të cilit është e dashura e tij, modelja e njohur, Arbenita Ismajli.

Me një postim në Instagram, Fero pyeti fansat se a ta publikojë projektin nesër.

“A ME QIT NESER RIDE OR DIE?”, shkroi ai krahas fotografisë, transmeton rtv21.tv

Ndërsa, menaxheri i “On Records”, Met Elshani konfirmoi se ky projekt do të publikohet nesër, me anë të një postimi në Instagram.

Ky projekt po pritet me padurim nga fansat e tij dhe kjo vërehet nga komentet e shumta që i lanë në Instagram./21Media